Ardian Ismajli është duke bërë një sezon fantastik në Serinë A. Futbollisti shqiptar ka marrë vlerësime të larta në çdo ndeshje, teksa është kthyer në një mur të pakalueshëm te Empoli. Ndodh shpesh që sulmuesi kundërshtar kur luan kundër Empolit, të jetë lojtari më i dobët në fushë dhe të ndërrohet nga trajneri.
E gjitha kjo falë performancave fantastike të Ismajlit. Tuttomercatoëeb ka ardhur së fundmi me një shkrim, ku thuhet: “Deri tani në kampionat, Ardian Ismajli është mbrojtësi më i mirë në gjithë Serinë A”. Kjo i referohet notave të dhëna nga media italiane për çdo ndeshje në këtë sezon, ndërsa i vetmi që e ndjek me të njëjtin hap është Di Marco i Interit. /Sport Ekspres/