Viti 2025 ka përfunduar përpara kohe për Medon Berishën. Mesfushori shqiptar u largua me barrelë në minutat e para të takimit kundër Pizës, duke shqetësuar jo pak kampin verdhekuq. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, të cilat kanë përcaktuar se kemi të bëjmë me një lezion të gradës së dytë të muskulit rektus femoris në kofshën e tij të djathtë. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi Leçe përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Një dëmtim i tillë kërkon një periudhë 1 mujore për t’u rekuperuar. Kështu Berisha pritet të kthehet në fushën e blertë në mesin e muajit janar.
“Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes Leçe-Piza, iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike këtë mëngjes në Qendrën e Radiologjisë Quarta Colosso në Leçe, i cili zbuloi një lezion të gradës II të muskulit rectus femoris në kofshën e djathtë”, ka njoftuar klubi Leçe./Sport Ekspres/