Menaxheri i De Jongut firmos me Zhegrovën, rriten shanset për një transferim te Juventusi

Edon Zhegrova ka ndërruar menaxher. Sulmuesi shqiptar ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Hasan Cetinkaya-n e “HCM Sports Management”. Pjesë e kësaj kompanie menaxheriale janë edhe emra si De Jongu, Bensebaini, Zakaria, Gyokeres, etj.

Me këtë lëvizje të Zhegrovës pritet të rriten shanset për një transferim të mundshëm te Juventusi. “Calciomercato.com” shpjegon se e njëjta strategji u ndoq edhe nga Zakaria, i cili pasi u bë pjesë e menaxherit Cetinkay u transferua te bardhezinjtë. Po i bëjti burin tregon se Xhuntoli e sheh si një pistë serioze Zhegrovën dhe Greenwood-in. Kujtojmë se marrëdhëniet mes dy klubeve, Lille- dhe Juventus, janë mjaft të mira. Së fundmi “zonja e vjetër” ka transferuar nga Franca lojtarët Weah dhe Djalo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/