“Menaxheri i Xhakës le të thojë ç’të dojë”, Ten Hagu i mbyll derën Granitit: Nuk e lëmë të largohet një lider si ai

Bajer Leverkuseni ka humbur boshtin e skuadrës në këtë merkato vere. Pas largimit të trajnerit, rrugën e tij e kanë ndjekur edhe 3 lojtarë kyç të skuadrës. Një tjetër futbollist i rëndësishëm që po kërkohet me ngulm në merkato është Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar ka marrë disa oferta, teksa e fundit vjen nga Premier Liga. Sandërlendi ka paraqitur ofertë zyrtare dhe Xhaka ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Por të njëjtin mendim me të nuk e ndan trajneri i Leverkusenit. Ten Hagu ka thënë se Xhaka është një lider i ekipit dhe se klubi nuk do ta lejojë të largohet.

“Menaxheri i tij mund të thojë çfarë të dëshirojë, por ky klub i ka lënë tashmë 3 lojtarë të rëndësishëm të largohen dhe ne nuk do të lëmë asnjë më tepër që të largohet. Graniti është një lider dhe ka ende 3 vite të mbetura në kontratën e tij”, ka deklaruar Erik Ten Hagu./Sport Ekspres/