Barcelona ka fituar edhe “el klasikon” e fundit kundër Realit të Madridit. Hansi Fliku ka pranuar në deklaratën për mediat se ekipi ka probleme në fazën mbrojtëse, por ai thekson se koha e shkurtër që ka për të përgatitur ndeshjet e ka bërë të pamundur përmirësimin në këtë aspekt. Trajneri gjerman ka mbetur i kënaqur me mentalitetin e treguar nga skuadra e tij, pavarësisht lodhjes nga sfida me Interin në Ligën e Kampionëve.
“Nuk po kërkoj justifikime, por është e vështirë të punosh për përmirësime në mbrojtje kur nuk ke kohë. Ne luajmë çdo 3 ditë. Po mendojmë t’i bëjmë këto zhvillime në këto aspekte. E dimë që duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Do ta bëjmë këtë në sezonin e ardhshëm. Pasi luajtëm 120 minuta kundër Interit, shkuam 2-0 në disavantazh kundër Realit të Madridit dhe të parit të këtij mentaliteti nga ekipi është e pabesueshme. Si është të punoj me një fëmijë si Jamali? Më besoni, ai nuk është një fëmijë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/