Pas humbjes 0-4 ndaj Austrisë U-19, Kosova U-19 ka bërë një befasi të madhe kundër Spanjës, duke e mundur në shifrat 3-4. Por nëse arrijnë të shënojnë 4 gola kundër Spanjës, këtë nuk e përsërisin dot me Ishujt Faroe.
Një mentalitet tipik shqiptar që na ka prishur gjithmonë shumë punë. Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, Kosova U-19 kishte shansin e artë për të shënuar sa më shumë gola dhe për të kaluar më tej në “Elite Raund”, për të nxjerrë edhe Spanjën jashtë gare.
Por kjo nuk ndodhi, teksa Kosova fitoi vetëm në shifrat 0-2. Megjithatë deri në minutën e 90, Kosova ishte e kualifikuar pasi Austri-Spanjë po vazhdonte në shifrat 0-0. Në minutat shtesë, Garcia i Betis shënoi golin e fitores për Spanjën dhe eliminoi zyrtarisht Kosovën për shkak golavarazhi. Gjithashtu Kosova humb mundësinë që të mbërrijë më tej si vendi i tretë më i mirë për shkak golavarazhi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/