“Mesfushori duhet të ketë aftësi më të plota se sa ato të Zhegrovës”, Spalletti kërkon më shumë: Tani po i kërkoj verëm gjënë më thelbësore

Luciano Spalletti ka folur për kanalin zyrtar të Juventusit pas rinovimit të kontratës. Trajneri italian është ndalur edhe te rëndësia e mesfushorëve në ekip. Sipas tij, mesfushorët duhet të kenë një paketë aftësish më të plota se sa ato të Yildiz-it, Conceicao-s, apo edhe Zhegrovës. Kjo pasi lojtarët e këtij roli duhet të jenë mjaft të përgatitur në të dyja fazat e lojës, si në atë sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

“Mesfushorët kanë një avantazh në të mësuarit rreth asaj që po ndodh në mbrojtje dhe sulm. Ata duhet të kenë një sërë aftësish më të plota sesa Conceicao, Yildiz ose Zhegrova i momentit, të cilëve u kërkohet të bëjnë një gjë themelore: të jenë në gjendje t’i bëjnë gjërat mirë.

Mesfushori duhet të jetë në gjendje të bëjë nga pak nga gjithçka gjatë zhvillimit të ndeshjes. Futbolli modern na tregon se mund t’i përdorim më shumë në lojë dhe si ekip, sepse ata mund të zgjidhin nga pak gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Luciano Spalletti./Sport Ekspres/