Ish-futbollisti i njohur spanjoll Bojan Krkic ka përgatitur një dokumentar që publiku do të ketë mundësinë ta shohë të premten. Dokumentari me titull “Bojan Krkic, pas buzëqeshjes” thyen tabutë pasi futbollistët nuk flasin për shëndetin mendor.
Dihet mirë se Krkic trajtohej për shumë vite nga depresioni dhe ankthi. “Është diçka që gjithmonë kam dashur të bëj. Të përcjell eksperiencat e mia. Ajo që njerëzit mendojnë është shumë e bukur, por ka edhe vuajtje dhe përpjekje. Doja të shpjegoja atë që kam përjetuar. Ky nuk është një dokumentar vetëm për tifozët e futbollit.
Messi, Cristiano dhe Rafa Nadal nuk janë raste të zakonshme, nuk mund të jenë shembull për të rinjtë. Ata janë të jashtëzakonshëm. Suksesi nuk është ai, do t’u ndodhë vetëm atyre. Suksesi mund të zbatohet në skenarë të ndryshëm”, tha Krkic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/