Mesi huton kundërshtarin me praninë e tij, Estevao: Më shkeli syrin në fillim të ndeshjes, m’u drodhën këmbët

Inter Majemi ka siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Botërorit të Klubeve 2025. Skuadra amerikane u përball me Palmeirasin në ndeshjen e fundit në grup, të cilën e barazoi me shifrat 2-2. Megjithëse në moshën 38-vjeçare Mesi vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në fushë, teksa vetë prania e tij i intimodon kundërshtarët. Lojtari i Palmeirasit, Estevao, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se nisën t’i dridheshin këmbët kur pa 7 herë fituesin e Topit të Artë në fushë. Estevao nuk i ka kursyer elozhet për yllin argjentinas.

“Në fillim të ndeshjes Mesi më shkeli syrin dhe këmbët e mia filluan të dridheshin. Vetëm duke e parë Mesin unë u tejmbusha me emocione. Ai është idhulli im, frymëzimi im. Ishte një nder i madh për mua që të ndaja fushën me të. Një përvojë e paharrueshme”, ka deklaruar Estevao./Sport Ekspres/