Mbrëmjen e sotme janë mësuar finalistët e Kupës së Shqipërisë. Dinamo-Egnatia është sfida që do të vendosë se në duart e cilit do të shkojë trofeu. Egnatia ka arritur të sigurojë kualifikimin për në finale në minutat shtesë, kur mundi Partizanin me rezultatin 2-0.
Në krahun tjetër Dinamo-Vllaznia ka prodhuar plot 7 gola. Nëndetësja blu ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3, duke prerë kështu biletën për në finale të Kupës së Shqipërisë./Sport Ekspres/