Anis Mehmeti nuk e ka marrë ende mundësinë e tij në Kombëtare. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte dhe menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me familjen e Mehmetit dhe e di më mirë situatën e futbollistit.
Sipas Cenollit, Mehmeti e ndien shumë pjesën e Kombëtares dhe mezi po pret që të vijë te Shqipëria. “Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Silvinjo nuk e thërret, Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, tha Cenolli. /Sport Ekspres/