Milan i ri, por me huqe të vjetra! Kremonezja i shtang në “San Siro”

Milani i ri, me huqe të vjetra. Kuqezinjtë kanë zhgënjyer në ndeshjen e parë në Serie A për këtë sezon. Ekipi i Alegrit është shtangur nga Kremonezja në një “San Siro” të tejmbushur.

Beshirotoja kaloi miqtë në epërsi në minutën e 28, por Pavloviçi riktheu sërish baraspeshën në minutën e 45. Kur pritej se Milani do të përmbyste shifrat në pjesën e dytë, e kundërta ndodhi. Bonaxoli tundi rrjetën në minutën e 61-të me një roveshatë spektakolare që heshti tifozët kuqezinj. Kështu Milani mposhtet në shtëpi me rezultatin 1-2, duke venitur pritshmëritë e larta për këtë sfidë të parë në Serinë A./Sport Ekspres/