Golashënuesi 37-vjeçar, Lewandowski, ka qenë te Barcelona që nga viti 2022, duke luajtur shkëlqyeshëm dhe duke shënuar gola rregullisht, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ka spekulime të shumta nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet.
Disa klube në Arabinë Saudite e duan Leëandoëski-n, si dhe klube evropiane si Milan, Fenerbahce dhe Galatasaray, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij një pagë tërheqëse për lojtarin. Megjithatë, sipas informacioneve nga mediat spanjolle, Leëandoëski ka vetëm një mendim dhe ai është të qëndrojë në Katalonjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/