Futbolli duket shpeshherë si një bursë, brenda një dite je duke fituar gjithcka dhe kur zgjohesh, nuk ke asgjë. Vecanërisht në rastin e Interit ishte kjo situata, teksa optimizmi ishte i madh te zikaltërit pasi eliminuan Bayern Munchen.
Ekipi i Inzaghit ishte në garë për tre tituj, por papritur u eliminuan nga Milani në Kupën e Italisë, ndërsa po kjo skuadër, e kishte nxjerrë nga gara në Superkupë me po të njëjtin trajner, Conceicao.
Tani Interit i ngelen vetëm dy mundësi, Seria A dhe Champions League. Championsi është një “mision i pamundur” duke parë ekipet përballë, por edhe gara në kampionatin italian nuk është fare e lehtë.
Interi do të përballet nesër me Romën dhe më pas me Barcelonën. Trajneri Inzaghi ka mbledhur lojtarët në stërvitje dhe ka ngritur zërin sipas raportimeve nga Italia. Pas humbjes me Milanin, Inzaghi ka folur me tone të larta duke ia lënë qartë të kuptueshme lojtarëve se nëse duan të fitojnë dicka në këtë sezon duhet të luajnë me përqendrim të lartë, në të kundërt, nuk do të marrin asgjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/