Milani ka bërë zgjedhjen e vetë. Kuqezinjtë do të kenë drejtor sportiv shqiptar. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Igli Tare do të marrë rolin në fjalë te klubi i njohur italian. Mes palëve ka pasur një telefonatë dhe nëse gjërat shkojnë sipas planit, atëherë do të vijë edhe firma në kontratë.
Igli Tare duhet të ndërtojë Milanin e ri për sezonin 2025/26, teksa në këtë sezon që po përfundon ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv. Trajneri mbetet çështja kryesore, ndërsa mbeten për t’u zgjidhur edhe merkatoja dalëse, teksa lojtarë si Rejndersi, Teo Hernandezi dhe Majk Menjoja përfundojnë kontratat e tyre vitin e ardhshëm./Sport Ekspres/