Marvin Cuni realizoi një gol brilant në ndeshjen kundër Empolit. Sulmuesi i Shqipërisë shënoi me takë, duke qenë në qendër të vëmendjes në gjithë mediat europiane. Në një intervistë të fundit për mediat në Itali, Cuni ka treguar edhe modelet që ndjek në futboll.
“E kisha shënuar një gol në pjesën e parë dhe isha shumë nervoz për këtë arsye, pasi u anulua. Më pas shënova atë golin me takë, ishte një ngushëllim i denjë për mua, isha shumë i lumtur për golin e shënuar. Nga pikëpamja e intensitetit, ka shumë ngjashmëri mes futbollit në Gjermani dhe atij në Itali. Në Frosinone jam ndierë shumë rehat, është një qytet i vogël dhe gjithçka është afër.
Pastaj Serie A është një hap i madh për mua që të rritem profesionalisht. Modelet e mia në futboll janë Cristiano Ronaldo, Haland dhe Mbape. Unë besoj se ky kampionat do të më ndihmojë shumë që të rritem. Kur nuk jam duke luajtur futboll, përgjithësisht jam tipi i futbollistit që i pëlqen të qëndrojë në shtëpi, të pushojë dhe të luaj PlayStation. Herë pas here nuk e kam problem të dal për të ngrënë”, tha Cuni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/