Në ditën e sotme Trabzonspori do të rikthehet për të luajtur, por këtë herë jo më në kampionat, por në Kupë. Një ndeshje e lehtë në letër për ekipin Fatih Tekke, që do të gjejë përballë Fetihspor.
Këta të fundit gjenden në divizionin e dytë të futbollit në Turqi dhe sot pritet që të humbin me një rezultat të thellë ndaj Trabzonsporit që po kërkon titullin kampion në elitë. Mes ndryshimeve të shumta në formacion, Tekke nuk ka hequr nga fusha Ernest Mucin. Sulmuesi shqiptar do të jetë titullar, ndërsa pas dy ndeshjeve pa shënuar, në këtë mënyrë, mund të rikthehet te goli dhe të ketë sërish një moral të lartë për ndeshjet në vazhdim. /Sport EKspres/