Momenti kur Broja rri vetëm dhe në lot, nuk feston me lojtarët e Shqipërisë, e merr Hysaj me vete

Shqipëria ka arritur që për herë të parë në histori të kalojë në Play Off-in e Botërorit. Një arritje e madhe për Kombëtaren tonë që lë pas vetes në grup Serbinë dhe merr përfundimisht vendin e dytë. Anglia nuk toleroi aspak Serbinë duke fituar 2-0 dhe duke bërë që fitorja jonë 0-1 në transfertë me Andorrën të mjaftojë për të shkuar atje ku ne të gjithë dëshironim.

Ndërkohë nga minuta e parë në fushë ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi i Burnley po kalon një moment shumë të vështirë, si në ekip ashtu edhe në Kombëtare. Një ndeshje shumë e dobët e lojtarit që ne të gjithë kemi shpresa se do të jetë ai heroi ynë, teksa u zëvendësua me Uzunin.

Në fund Uzuni rezultoi si heroi i takimit pasi me një asist të tij, Shqipëria arriti të fitonte 0-1 ndaj Andorrës. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Andorrën, Armando Broja po qëndronte në stol dhe ishte i mërzitur. Ai po shpërthente në lot, teksa i gjithë ekipi i Shqipërisë ishte duke festuar për kualifikimin në Play Off-in e Botërorit. Elseid Hysaj e pa situatën dhe shkoi menjëherë për ta marrë lojtarin e Burnley, që të festonte së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Broja dukej mjaft i mërzitur me faktin se Silvinjo po e aktivizon në krahë dhe jo në qendër, duke e bërë akoma më të pamundur që të shpalos aftësitë e tij. Pra edhe vetë sulmuesi e ndieu ndeshjen e dobët që kishte zhvilluar pa mbaruar ndeshja dhe pa parë ende komentet e tifozëve, në ndeshjen që ishte historike për të gjithë shqiptarët. Hysaj është munduar që t’i jap forca Brojës në mënyrë që të bashkohet me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës.

Kështu Broja e dëgjoi Elsin për të festuar së bashku me të tjerët, nëse mund të quhet festë, pas atij momenti të vështirë që po kalonte. Kjo pikë tregon saktësisht se Armando Broja nuk është ende pjesë e skuadrës ashtu siç ne të gjithë dëshirojmë dhe nga krahu tjetër duhet përgëzuar edhe Elseid Hysaj, që në ato momente kur të gjithë festonin, tregoi gjithë eksperiencën e tij duke e pasur vëmendjen tek shoku i ekipit. Dhe kjo nuk është hera e parë që Elseid Hysaj bën një veprim të tillë. Edhe në të kaluarën ai është shprehur se kërkon që të ndihmojë sa më shumë Brojën që të shpërthejë, duke vënë në pah karakterin paksa të turpshëm të lojtarit. Ndërkohë Silvinjo është munduar që të shmang të gjithë këtë me një deklaratë publike duke thënë se sot vuajtën të gjithë dhe më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë kundër Andorrës. /Sport Ekspres/