Mori vendin e Klop dhe e nis menjëherë duke mërzitur lojtarët, Slot nuk i lë shumë kohë pushimi futbollistëve të Liverpool

Liverpool ka konfirmuar mbrëmë se holandezi Arne Slot do të jetë trajneri i ri i këtij klubi, duke zëvendësuar Jurgen Klopp. Edhe pse sapo është zyrtarizuar si trajneri i ri i të kuqve, ai tashmë ka marrë një vendim që nuk i ka pëlqyer aspak lojtarëve.

Slot tha se do të mbajë thirrjen për sezonin e ri në javën e parë të korrikut kur Liverpool do të fillojë përgatitjet. Lojtarët shpresonin për një pushim pak më të gjatë dhe u zhgënjyen kur mësuan se duhet të fillonin përgatitjet që në javën e parë të korrikut.

Ky vendim nuk vlen për futbollistët që do të luajnë në Kampionatin Evropian dhe në Kupën e Amerikës dhe ata do të pushojnë pak më gjatë pas përfundimit të paraqitjeve në këto gara. Megjithatë, lojtarët që nuk kanë angazhime në kombëtare gjatë verës do të kenë pushime pak më të shkurtra nga sa kishin shpresuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/