“Mos e bëj për mua, bëje për veten, për Shqipërinë”! Zbulohen fjalët që Silvinjo i ka dhënë Brojës, sulmuesi: Më ka hedhur krahun

Cilat janë raportet që Armando Broja ka me Silvinjon? Ylli i Chelsea ka dhënë një intervistë për emisionin Koha Shtesë, ku në një rrëfim 23 minutësh, ka prekur edhe raportin që ka me trajnerin e Shqipërisë. (Videon e plot të intervistës e gjeni më poshtë)

“Silvinjo ka bërë një gjë të veçantë te Shqipëria, na dërgoi në Europian për herë të dytë. Ka bërë një ekip shumë të mirë, shumë të bashkuar, është parë edhe te futbolli i luajtur që unë e kam parë nga shtëpia. Kemi folur disa herë, ka ardhur edhe në Angli disa herë. Më ka motivuar shumë, ai e di që unë jam në një moment jo shumë të mirë dhe më ka vendosur krahun, më ka thënë: “Je lojtar shumë i mirë, ki besim te vetja dhe tregoje. Mos e bëj për mua, por për veten, për tifozët, për Shqipërinë”. Jo vetëm Silvinjo, por edhe Zabaleta e të tjerët”, tha Broja. /Sport Ekspres/