“Mosha e tij, mosha e tij”! Modriç i mërzitur nga komentet pas finales: Po luaj në nivelin më të lartë

Mbrëmë në Londër, Luka Modriç ngriti trofeun e tij të gjashtë në Champions League me Real Madrid. Mesfushori i pathyeshëm kroat kishte diçka për të thënë pas ndeshjes dhe u zemërua pak me ata që e konsiderojnë atë shumë të vjetër për futbollin e madh.

“Të gjithë vazhdojnë të flasin për ‘moshën e tij, moshën e tij, moshën e tij’. Unë jam shumë i mërzitur nga kjo. Unë jam ende duke luajtur në nivelin e lartë,” tha Luka Modri?. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/