Mosha nuk e ndalon! Ronaldo do të luajë në Europianin e 6 të karrierës, Portugalia publikon listën për Euro 2024

Portugalia ka publikuar sot listën provizore për Euro 2024. Në 26 lojtarët e grumbulluar nga Roberto Martinezi nuk mungon emri i Cristiano Ronaldos. Megjithëse luan në një kampionat si ai i Arabisë Saudite dhe me 39 vite mbi supe, ylli portugez është përzgjedhur nga trajneri për të qenë pjesë e Kombëtares së tij.

Ky do të jetë Kampionati Europian numër 6 në karrierën e ndritur të 5 herë fituesit të Topit të Artë. Ndërkohë në listën e Portugalisë nuk mungojnë edhe emra të tjerë të njohur si Bernardo Silva, Bruno Fernandesi, Joao Felix-i, Ruben Diasi, Pepe, Leao etj../Halit Delibashi-Sport Ekspres/