“Moshat e Shqipërisë vdesin të mundin Kosovën dhe dorëzohen me të tjerët”! Statovci: Mendojnë se ne në Kosovë jemi të paditur

Faruk Statovci ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, atje ku është rikthyer tema e Shqipërisë dhe Kosovës. Trajneri i njohur erdhi me një tjetër deklaratë që do të shkaktojë jo pak polemika. Sipas Statovcit, moshat e Shqipërisë japin edhe shpirtin në fushë për të mundur Kosovën kur kanë ndeshje së bashku, por nuk sillen në të njëjtën mënyrë në ndeshjet me Kombëtaret e tjera.

“Në Shqipëri mendojnë se ne në Kosovë nuk dimë asgjë dhe ata i dinë të gjitha. Me një fjalë popullore, e dini se çfarë mendojnë në Shqipëri për ne? Që ne e hamë bukën nga qafa, jo nga goja. Se kemi pasur rastin të takohemi, kam parë moshat e Shqipërisë. Ata vdesin të mundin Kosovën, ndërsa kur luajnë kundër fqinjëve tanë apo shteteve të tjera dorëzohen para kohe. I kam përjetuar vet. Jo të gjithë janë kështu, por një pjesë e tyre janë në këtë linjë”, tha Faruk Statovci. /Sport Ekspres/