“M’u thaftë goja, por kam frikë se nuk bëhet më”! Mustafa Nano: Po e them për herë të parë, isha i dashuruar me Armando Brojën 

Mustafa Nano ka bërë një emision në MCN, Arnautistan, që këtë herë është ndalur te tema e Kombëtares dhe i ftuari i tij ishte Starova. Teksa po bënin diskutimet dhe analizat e tyre rreth ndeshjeve të Shqipërisë, Mustafa Nano ka treguar edhe një sekret të tijin personal, duke qenë një nga shqiptarët e shumtë që ka bërë të njëjtën gjë dhe ka të njëjtin përjetim dhe dilemë në kokë, nëse Armando Broja do të bëhet lojtari më i mirë që kemi pasur në historinë tonë apo rruga e tij do të ndalet para kohe.  

Dëmtimet i kanë prishur shumë punë këtij lojtari që dikur ngrinte në këmbë të gjithë tifozët e Shqipërisë me spektaklin e tij, por në kohët e fundit duke përjashtuar disa shpërthime hera-herës që shfaq të gjithë potencialin e tij, nuk po rikthehet në formën e dikurshme. 

“Po nxjerr një sekret timin, unë u dashurova aq shumë me Armando Brojën kur e pashë për herë të parë, aq sa më mbrapa e kam ndjekur në cdo ndeshje që ka luajtur, qoftë edhe 5 minuta apo 2 minuta, nuk kam lënë ndeshje të Brojës pa parë. Kam ndjekur edhe kartelën e tij shëndetësore, mjekësore, jam futur në ëeb-et angleze. Hera e parë që e them publikisht këtë, kaq shumë i apasionuar kam qenë pas tij, dramat e tij ishin edhe të miat, kur ulërinte në fushë në dëmtime. Mu thaftë goja, por kam një frikë që ai nuk bëhet më”, tha Mustafa Nano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/