Luke Shaw konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, por këtë sezon ka mbetur shumë në hije. Shkak janë bërë dëmtimet e vazhdueshme që e kanë mbajtur larg fushës dhe në fund ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon me fanellën e Manchester United.
Ai erdhi në këtë klub në vitin 2015 dhe shënoi katër gola në 275 ndeshje të luajtura për skuadrën e Old Trafford, por së fundmi ka pasur probleme me lëndimet. Shaë ishte në skuadrën prej 33 lojtarësh të Southgate për Kampionatin Evropian të këtij viti, megjithëse nuk është ende gati për të luajtur. Pas kësaj, Southgate e shkurtoi listën në 26 emra dhe Luke Shaë e gjeti emrin e tij në listën e udhëtarëve në Gjermani, që ishte një surprizë edhe për të.
Shaë nuk ka luajtur që nga 18 shkurti, kur filloi ndeshjen e tij të Manchester United kundër Lutonit si titullar, të cilën skuadra e tij e fitoi 2-1. Shaë foli për mediat në Angli dhe një pjesë të fajit ia kaloi ekipit mjekësor të Manchester United.
“Ndjeva diçka kundër Aston Villas dhe dola në pjesën e parë. Ishte faji im, por edhe i ekipit mjekësor. Nuk u stërvita për një javë, unë u stërvita një ditë para ndeshjes dhe trajneri më kërkoi të luaja. Nuk do të them kurrë jo, por nuk duhej të kisha luajtur kundër Lutonit”, tha Shaë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/