Mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë, Ukraina publikon listën e lojtarëve për ndeshjet “play off”

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe Kombëtaret kanë nisur të mendojnë për ndeshjet “play off” për Kupën e Botës, të cilat do të luhen më 26 dhe më 31 mars. Ukraina ka publikuar ditën e sotme listën me 26 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme. Pjesë dërrmuese e futbollistëe që kanë marrë ftesën janë pjesë e kampionatit ukrainas, ndërsa vihet re mungesa e disa prej “yjeve” të ekipit.

Zinchenko, Dovbyk, Batagov dhe Mykkhavko nuk do të jenë në dispozicion në këtë grumbullim për ekipin kombëtar të ukrainës. Lojtarët në fjalë janë të dëmtuar, duke lënë kështu një mungesë të madhe në skuadër. Ukraina do të luajë përballjen e parë “play off” më 26 mars kundër Suedisë. Në rast kualifikimi, atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri./Sport Ekspres/

Lista e plotë e Kombëtares së Ukrainës:

Portierë:

Anatoliy Trubin (Benfica), Dmytro Riznyk (Shakhtar Donetsk), Ruslan Neshcheret (Dynamo Kyiv)

Mbrojtës:

Illia Zabarnyi (Paris Saint-Germain), Oleksandr Svatok (Austin), Valeriy Bondar, Yukhym Konoplya (të dy me Shakhtar Donetsk), Maksym Talovierov (Stoke City), Vitaliy Mykolenko (Everton), Oleksandr Tymchyk (Dynamo Kyiv), Bohdan Mykhailichenko, Borys Krushynskyi (të dy me Polissya Zhytomyr)

Mesfushorë:

Yehor Yarmoliuk (Brentford), Ivan Kaliuzhnyi (Metalist 1925 Kharkiv), Oleh Ochere?ko (Shakhtar Donetsk), Heorhiy Sudakov (Benfica), Ruslan Malinovskyi (Genoa), Mykola Shaparenko, Oleksandr Pikhalyonok, Nazar Voloshyn (të tre me Dynamo Kyiv), Oleksiy Hutsuliak (Polissya Zhytomyr), Viktor Tsyhankov (Girona), Oleksandr Zubkov (Trabzonspor)

Sulmues:

Vladyslav Vanat (Girona), Roman Yaremchuk (Lyon), Matviy Ponomarenko (Dynamo Kyiv).

Lista rezervë:

Yevhen Volynets, Serhiy Chobotenko, Eduard Sarapiy, Oleksandr Nazarenko, Ihor Krasnopir (të gjithë me Polissya Zhytomyr), Kostiantyn Vivcharenko, Volodymyr Brazhko (të dy me Dynamo Kyiv), Yehor Nazaryna (Shakhtar Donetsk), Oleksiy Sych (Karpaty Lviv).