Mund t’i merrte 48 milionë euro paga Barcelonës! Dani Olmo tregon dashurinë për katalanasit, shmang rrënimin financiar të tyre

Dani Olmo kaloi vetëm katër muaj te Barcelona dhe rrezikonte të mos luante më për katalanasit. Shkak është bërë fakti se regjistrimi i tij u refuzua nga La Liga. Për shkak të financave, Barcelona nuk mundi të konfirmonte dokumentet për regjistrimin e tij.

Olmo është lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë çfarë të dojë, por tashmë ka marrë një vendim. Ai i qëndroi besnik Barcelonës, pavarësisht se çfarë ndodhi. Kjo nuk ishte e vetmja mënyrë që sulmuesi 26-vjeçar tregoi dashurinë e tij për Barçën. Nëse do të donte, ai mund të shkatërronte financiarisht katalanasit dhe të nënshkruante për një klub tjetër. Natyrisht, këtë as që e dërgoi në mendje.

Olmo mund të kishte marrë lehtësisht 48 milionë euro paga vetëm për këtë rast, por nuk e zgjodhi këtë vendim. Lojtari spanjoll është paraqitur sot në stërvitje. Është një mesazh i qartë për të gjithë se nuk ka ndërmend të largohet dhe tani pret zgjidhjen përfundimtare të situatës dhe mundësinë e rregjistrimit. /Sport Ekspres/