Mungon vetëm zyrtarizimi, Armando Broja kalon testet mjekësore te klubi i ri

Marrëveshja është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Armando Broja do të jetë lojtari më ri i i Ipsuiç Taunit. Fabricio Romano ka raportuar së fundmi dhe sulmuesi shqiptar ka kaluar me sukses edhe testet mjekësore te klubi anglez.

Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit deri në fund të sezonit. Në rast se Ipsuiçi siguron qendrimin në Ligën Premier edhe në sezonin e ardhshëm, atëherë do të jenë të detyruar të blejnë përfundimisht kartonin e Brojës për një shifër prej 30 milionë eurosh. Në rast të rënies nga kategoria, atëherë lojtari i Kombëtares kuqezi do të kthehet sërish të Çelsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/