Fenerbahçja ka marrë sot një fitore 2-3 në transfertën kundër Koniasporit. Zhoze Murinjo ka mbetur i kënaqur me nivelin e ndeshjes. Ai është shprehur për “BeIn Sports” e sheh si të rrallë në kampionatin turk që të luhen ndeshje të këtij niveli. Murinjo nuk i ka kursyer edhe akuzat, teksa ka nënkuptuar se në Turqi ka ndeshje të trukuara.
“Ishte një ndeshje e mirë. Ka njerëz që janë të lumtur me rezultatin, ka njerëz që janë të mërzitur. Është e trishtueshme që ndeshje të mira si kjo nuk ndodhin gjithmonë në ligën turke. Kjo sepse historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/