Barcelona do të përballet sot, duke nisur nga ira 16:15, me Majorkën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas. Hansi Fliku ka folur për mediat në prag të këtij takimi. Trajneri i skuadrës katalanasve ka vënë në dukje sezonin fantastik që po zhvillon Muriqi. Fliku u shpreh se lojtarët e tij duhet ta mbajnë në vëzhgim sulmuesin shqiptar.
“Jam i shumë i kënaqur me stilin tonë të futbollit. Ekipi po shkon në ndeshjen kundër Majorkës me një gjendje të mirë mendore. Muriqi po kryen një punë fantastike. Duhet ta mbajmë nën vëzhgim”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/