Pas turpërimit me islandezët e Breidablik, Egnatia shkruan histori duke kaluar një tur në Europë. Ekipi i Tetovës ka eleminuar Dinamo Minsk, duke fituar në dy ndeshjet dhe duke kaluar më tej në turin e tretë të Conference League.
Kjo humbje ishte befasuese edhe për bjellorusët, teksa media në Bjellorusi, “Football.by”, e pranoi kalimin më tej të merituar të Egnatias. “Muzikantët e Pavlov luajtën koncertin e tyre të lamtumirës në gjuhën shqipe në Rrogozhinë, duke u dhënë të qeshura disave dhe gëzim të tjerëve.
Ekipi i Tetovës u shndërrua në surprizë dhe më pas fitoi besim pasi e shtypi Dinamo Minskun e demoralizuar në transfertë dhe nuk i dha asnjë shans në shtëpi, për të rikuperuar diçka. Kështu ekipi nga një qytet i vogël, i cili ka fituar kampionatet në Shqipëri, fitoi duelin e parë europian me shije kualifikimi në histori dhe shkon në fazën tjetër”, shkruan media bjelloruse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/