Myrto Uzuni prezantohet në SHBA: Nuk kam ardhur për t’u relaksuar, por për të bërë historinë

Myrto Uzuni është prezantuar zyrtarisht si lojtari i Austinit. Lojtari shqiptar është paraqitur përpara gazetarëve në konferencë për shtyp, ku ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar skuadrën që në momentin e parë që trajneri do ta thërrasë në fushë. Uzuni ka deklaruar se detyra e tij është t’i bëjë tifozët të lumtur me golat e tij.

“Nuk erdha në Austin për t’u relaksuar. Erdha për të bërë historinë. Tifozët tanë janë të shkëlqyer. Mendoj se është një nga stadiumet që i ka shitur të gjitha biletat në çdo ndeshje. Për këtë arsye do të jap maksimumin, sepse këta njerëz lënë punët dhe vijnë të mbështesin Austinin. Kështu që për mua, puna ime është t’i bëj ata të lumtur duke fituar ndeshje dhe duke shënuar gola. Jam 100% gati të ndihmoj ekipin, që nga momenti kur trajneri do të thojë për ta nisur nga fillimi ose nga stoli. Ky është vendimi i trajnerit dhe jam gati ta ndihmoj skuadrën në çdo çast”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/