Myrto Uzuni e ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë planeve të Silvinjos për dy ndeshjet miqësore të muajit mars. Sulmuesi shqiptar i është kthyer sot stërvitjes me grupin në Granada. Trajneri i bardhekuqve ka pranuar rikthimin e Uzunit gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Valencias. Sandovali ka thënë se ekipi ka nevojë për të gjithë lojtarët në këtë përballje.
“Uzuni dhe Boje kanë pasur shenja të mira. Edhe ne nuk jemi stërvitur shumë, sepse sot ngarkesa ishte e lehtë. Por kjo është ajo që duam, që ta fitojnë ndjeshmërinë pak e nga pak në mënyrë që të mbështetemi te ta 100%. Ekipi ka nevojë t’a ketë të gjithë arsenalin të disponueshëm për të përballuar këtë ndeshje”, ka thënë Hoze Sandovali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/