Myrto Uzunit i mjaftojnë vetëm 6 minuta lojë, shënon gol me fanellën e Granadës

Granada ka barazuar mbrëmjen e sotme në takimin miqësor kundër Al-Vehdasë. Ndeshja ka përfunduar me nga një gol të shënuar nga secila skuadër. Fillimisht ishte Myrto Uzuni ai që e dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan 6 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin.

Megjithatë në minutën e 22-të Igalo barazoi sërish rezultatin. Shifrat 1-1 mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit. Për të përcaktuar fituesin u nevojitën penalltitë, nga ku spanjollët u treguan më të saktë dhe si rrjedhojë fituan çmimin “Trofeo Ciudad Granada”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/