A do të vijë Brajan Gruda te Shqipëria? Për lojtarin e Brighton është folur shumë në kohët e fundit. Ky lojtar vazhdon të pres ende ftesën e Gjermanisë A dhe mbetet pjesë e U-21 vjeçarëve, ndërsa pas disa kohëve zhgënjyese te Brighton në përshtatjen e vështirë, shpërtheu në fundin e sezonit.
Por a ka ndonjë gjasë që ky lojtar të jetë pjesë e Shqipërisë? Alban Bushi i ka vendosur pikën historisë teksa i ftuar në “Klan Neës”, tregoi edhe një prapaskenë. “Gruda do të luajë për Shqipërinë nëse nuk merr një ftesë nga Gjermania A. Familja e tij na e ka thënë këtë neve. Ne sigurisht që e duam shumë dhe do të donim një lojtar si Brajan Gruda na mungon, për cilësitë që ai ka, por ai do të vijë vetëm nëse nuk e merr Gjermania A”, tha Alban Bushi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/