Chiesa ka folur menjëherë pas fitores kundër Shqipërisë, të mbyllur me shifrat 2-1 në favor të Italisë. Futbollisti italian është shprehur se pasi Bajrami shënoi golin e parë, menjëherë i shkoi ndërmend finalja e fundit mes Anglisë dhe Italisë. “Ne filluam si finalen e fundit kundër Anglisë, por si kundër tyre ne dominuam me lojën tonë. Goli na tronditi.
Trajneri dëshiron ta mbajë lojën tonë lart dhe ne duhet të përmirësohemi, por këtu jemi si fillim. Duhej ta mbyllnim ndeshjen, në fushën evropiane çdo gjë mund të ndodhë. E mbajtëm topin aq shumë sa mund të kishim shkuar më vertikalisht. Unë shkova, por nëse shoku im i skuadrës nuk më zgjedh mua, nuk ka asnjë problem. Trajneri dëshiron të mbajë topin. Një fillim i mbarë, ne mund të bëjmë paraqitje të shkëlqyera”, tha Chiesa. /Sport Ekspres/