Interi është mposhtur me goleadë 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve. Nikolo Barela nuk e fsheh zhgënjimin e tij. Mesfushori italian ka thënë pas ndeshjes se ekipit i mungoi zemra në fushë, e cila sipas tij është më e rëndësishme se sa taktikat.
“Përpiqem ta mbaj veten, por jemi shumë të zhgënjyer. Imazhi që mbetet e fshin pak rrugëtimin që kemi bërë. Në jetë dhe në futboll ka momemte finale. Objektivi është gjithmonë që ta dërgojmë Inerin aty ku ai meriton të jetë. E kemi arritur finalen 2 herë, fatkeqësisht nuk e fituam. Ndonjëherë merr një shuplakë.
Lodhja nuk është një justifikim në finale. Përshtypja është se ata e donin më shumë (trofeun) dhe ky është zhgënjimi më i madh. Zemra është shumë më e rëndësishme se sa taktikat dhe sot kjo na mungoi”, ka deklaruar Nikolo.Barela./ Sport Ekspres/