Milani ka humbur kundër Liverpulit në shifrat 1-3 në mbrëmjen e sotme të Champions League. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Pulisic, por më pas do të vinte përmbysja e anglezëve. Menjëherë pas takimit, Fonesca dha deklaratën e tij:
“Luajtëm kundër Liverpulit që është një ekip i madh. E nisëm mirë, por më pas ata patën disa raste në kundërsulm dhe shënuan. Kjo ndryshoi lojën dhe psikologjinë tonë. Kur ekipi humb përqendrimin dhe ka problem me psikologjinë, ne fillojmë të kemi probleme dhe të dalim nga skemat tona. Në një ndeshje ka rëndësi detaji. Duhet të jemi të sinqertë dhe Liverpuli për momentin është më shumë ekip sesa ne. Duhet të punojmë që të kemi më shumë vazhdimësi gjatë ndeshje pa pasur probleme”, tha Fonesca. /Sport Ekspres/