Jurgen Nagelsmani ka befasuar opinionin sportiv me deklaratën e dhënë së fundmi për “Kicker”. Trajneri i Gjermanisë ka zbuluar se do të marrë disa vendime jo fort të pranueshme për Kupën e Botës 2026. Ai është shprehur se disa lojtarë që janë pika kyçe dhe titullarë të padiskutueshëm në ekipet e tyre nuk do të jenë pjesë e 11-shes fillestare të Gjermanisë.
“Në përgjithësi, faktori më i madh ndikues që ke si një trajner kombëtareje, është përzgjedhja e skuadrës. Ka të bëjë me faktin se cilët përshtaten bashkë. Do të merren vendime, këtë mund ta zbuloj tani, të cilat nuk do të priten me mirëkuptim të madh. Jo vetëm nga lojtarët, por gjithashtu edhe nga publiku i gjerë. Për shkak se ndoshta ndonjë lojtar që nuk është planifikuar të jetë në 11-shen tonë fillestare është një titullar i përhershëm dhe një pikë kyçe në klubin e tij”, ka deklaruar Jurgen Nagelsmani./Sport Ekspres/