“Napol-Cagliari 0-0, Como-Inter 0-1″! Inteligjenca artificale parashikon si dalin ndeshjet e fundit, do të ketë tension për titullin e Serisë A 

Kush do të fitojë titullin në Serinë A? Gjithcka do të vendoset në javën e fundit, por të gjithë kuotojnë Napolin si favoritin kryesor. Ekipi i Contes luan në shtëpi, përballë një tifozeri të cmendur, kundër Cagliarit që nuk ka asnjë objektiv. Ndërkohë më e vështirë është ndeshja e Interit që do të luajë në transfertë përballë Comos. Për inteligjencën artificiale, do të ketë tension deri në fund për titullin kampion. “Grook” parashikon një pjesë të parë që lë gjithcka të hapur me rezultatet që sipas saj do të jenë të tilla: “Napol-Cagliari 0-0, Como-Inter 0-1″. Por në fund, Napoli do të fitojë dhe kështu do të fitojë titullin kampion. 

“Fabregas ka deklaruar se dëshiron të luajë për të fituar, gjë që sygjeron se Como nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, pavarësisht se nuk ka objektiv tanë. Parashikoj një pjesë të parë të luftuar, me Interin që kryeson 1-0, por me Como që mbetet në lojë dhe dhe do të shënojë nga një “top i vdekur” ose në kundërsulm, duke e tensionuar finalen. Megjithatë Interi do të shënojë në fund për 2-1, në bazë të cilësisë së tij. Napol-Cagliari? Pjesa e parë do të jetë e ekuilibruar, por  Napoli zotëron topin me rreth 60%. Pjesa e parë mbyllet 0-0 ose 1-0 me anë të Lukakut apo Raspadorit. Me kalimin e minutave dhe ndërgjegjësimit për atë që po ndodh në fushë, Napoli rrit intensitetin dhe përball zhurmës së tifozëve, Cagliari dorëzohet në fund për golin e dytë, me golin që shënohet nga Neres ose Politano”, shkruan inteligjenca artificale. /Sport Ekspres/