“Napoli do të dalë në vendin e parë dhe Interi i dyti, Milani pëson pak gola”, ish-lojtari i Juventusit parashikon sezonin e ri të Serie A

Gjithmonë e më shumë po afron sezoni i ri i kampionateve europiane, ndërsa tani jemi në periudhën e pushimeve dhe kur ekipet po përforcohen ende në merkato. Ish-lojtari i Juventusit, Massimo Mauro, ka parashikuar mënyrën sesi pritet të dalë renditja e sezonit të ri.

“Napoli do të dalë në vendin e parë. Dolën kampion dhe janë forcuar më shumë. Do të jetë e bukur të shohim si do ecin dy personalitete si Conte dhe De Laurentis krahë njëri-tjetrit. Interi do të jetë aty për të konkurruar Napolin, ndërsa Milani me Allegrin do të pësojë shumë pak gola dhe do të bëj gjithcka për të dalë në katër vendet e para, besoj se do ia arrijë. Juventusi duhet të qëndrojë po ashtu në katër vendet e para”, tha Massimo Mauro. /Sport Ekspres/