Napoli dorëzohet para “Zonjës së Vjetër”, Juventusi fiton pa probleme kundër ekipit të Kontes

Kryendeshja e javës së 22-të në Serinë A, ajo mes Juventusit dhe Napolit, ka përfunduar me triumfin e bardhezinjve. Ekipi i Antonio Kontes është dorëzuar përa “Zonjës së Vjetër”, teksa është mposhtur me shifrat 3-0.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 22-të dhe mban autorësinë e Dejvidit. Ndërkohë dy golat e tjerë u shënuan gjatë fraksionit të dytë të lojës. Më saktësisht nga Jëlldizi në minutën e 77 dhe më pas nga Kostiçi në minurën e 86./Sport Ekspres/