Napoli ndjek Atalantën kryesuese, Lukaku shkëlqen me Konten dhe nis përmbysjen e të kaltërve

Napoli ka marrë sot tre pikët në transfertën kundër Udinezes. Të kaltrit kanë fituar me shifrat 1-3 dhe ndjekin Atalantën kryesuese në tabelën e renditjes, me dy pikë më pak. Tauvini zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, duke i dhënë Udinezes epërsinë.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0, ndërsa në të dytën ndodhi kthimi i rezultatit për Napolin. Ishte Lukaku ai që nisi përmbysjen. Sulmuesi belg po shkëlqen në drejtimin e Antonio Kontes, teksa sot shënoi përsëri për të kaltrit, duke regjistruar golin e 10 në të cilin ka dhënë kontributin e tij këtë sezon.

Në minutën e 76 Xhaneti e dërgoi topin në portën e tij, ndërsa 5 minuta më vonë Angisa vulosi shifrat në 1-3. Tashmë Napoli shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë të renditjes. Në krye të Serisë A qendron Atalanta me 37 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/