Napoli ka hedhur një hap të gabuar mbrëmjen e sotme. Të kaltrit nuk kanë mundur të përfitojnë nga situate e krijuar së fundmi në Serinë A. Pas humbjes së papritur të Interit kundër Fiorentinës, napoletanët kanë dështuar të thellojnë diferencën me zikatrit.
Goli i Mektomineit nuk i ka mjaftuar ekipit të Kontes për të marrë tre pikët në “Diego Armando Maradona”. Ekelenkampi barazoi shifrat në minutën e 40, vetëm tre minuta pas golit të Napolit, duke ndalur kështu prijesit e Serisë A.
Një barazim që kënaq më së miri Interin. Zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar dhe në rast fitoreje, do ta ngushtonin diferencën me kreun në vetëm 1 pikë./Sport Ekspres/