“Ndeshja kishte 20 vite që kishte luajtur dhe në Vlorë festuan”, Bicaj tregon perlën, goli i Kushtës kundër Partizan Beogradit 

Ishte koha kur futbolli luhej dhe përjetohej, në ekstrem. Sesa shumë ka ndryshuar kjo panoramë, e tregon më së miri Ditmar Bicaj, i ftuar në “Max Sport”, në “EuroNeës Albania”. Me serbët do të luajmë në qershor, por pavarësisht entuziazmit të madh që do të kemi, historia e 1987 ose më saktë, e 2001 nuk do të përsëritet kurrë dhe kjo, jo për ndonjë dashuri të shtuar të shqiptarëve karshi serbëve. Mllëfi është po aty, ndoshta edhe më i madh, por goli i Kushtës në vitin 1987 u festua në Vlorë në vitin 2001 për ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit sepse atëherë nuk ishte koha e Youtubet dhe as e rrjeteve sociale. 

“Në 2001, Fadil Vokrri solli kasetën e regjistrimit të ndeshjes në një kanal të Vlorës. Ndeshja e luajtur në 1987, por askush nuk e kishte parë 90 minuta dhe do transmetohej për herë të parë në 2001 si ndeshje për 90  minuta, do shihej për herë të parë. Del lajmërimi, të mërkurën në 20:30 jepet ndeshja Partizani Beogradi-Flamurtari. Në orën 20:00 deri kur mbaroj ndeshja, në Vlorë nuk kishte asnjë llojë zhurme. Dhe kur Kushta shënoi gol, e gjithë Vlora shpërtheu në fishekzjarre dhe njerëzit dolën në dritare, megjithëse kishte 20 vite si ndeshje e luajtur”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/