Ndeshja që do e shikojë gjithë Europa, në rrjetet sociale fillojnë batutat për Shqipëri-Serbi: Do bëhemi të pasur me kartonat 

Shqipëri-Serbi do të ketë një vëmendje të madhe jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën. Për shkak të rivalitetit tonë të madh me Serbinë, njëkohësisht për shkak të historisë së ndodhur në Beograd dhe faktit se në mbrëmjen e sotme nuk do të ketë ndonjë ndeshje tërheqëse që i hap rivalitet takimit tonë, e gjithë vëmendja europiane do të përqendrohet në Air Albania. 

Njëkohësisht në rrjetet sociale kanë filluar edhe batutat. Një prej faqeve më të njohura rreth memeve të futbollit, Troll Football, ka publikuar një video teksa shihen para të numëruara dhe mbishkërimi ishte: “Unë dhe vëllai im pasi vendosëm në baste sportive, Shqipëri-Serbi, merren më shumë se 5 kartonë të verdhë”. /Sport Ekspres/