Vedat Muriqi gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë përballë Atletikos së Madridit Sulmuesi shqiptar tashmë numëron 4 gola në La Liga. Me këto statistika, “pirati” premton të jetë në garë për “këpucën e artë” të kampionatit spanjoll. Trajneri i Majorkës ka deklaruar pas ndeshjes se ekipi duhet ta shërbejë më tepër me krosime apo me aksione të rrezikshme në zonë, në mënyrë që ai të jetë sa më produktiv. Sa i përket lodhjes së ndjerë gjatë ndeshjes. Arrasate është shprehur se 4 golat e shënuar deri më tani do t’ja shtojë dëshirën Muriqit për të qenë në fushë të mërkurën.
“Po, ai ka katër gola, që është tashmë një shifër që duhet marrë në konsideratë. Ajo që duhet të bëjmë është ta rrethojmë më mirë dhe kur ka krose dhe ndodhin gjëra në zonë, ai ndihet më rehat. Mendoj se mund të jetë më vendimtar sesa në pjesën e parë, kur e kishim mjaft larg portës së kundërshtarit. Ai ishte i lodhur, por kur shënon katër gola në tre ndeshje, patjetër që do të dëshirojë të kthehet të mërkurën”, ka deklaruar Jagoba Arrasate./Sport Ekspres/