Shqipëria arriti që të kalojë në Europianin e Gjermanisë pas suksesit në fazën kualifikuese. Kuqezinjtë morën vendin e parë, teksa lanë pas vete Poloninë dhe çekët. Ndërkohë në grupin e Europianit, Shqipëria do të përballet kundër Kroacisë, Spanjës dhe Italisë.
Por sa shanse ka Shqipëria për të kaluar më tej? Sipas mediave të huaja, Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ka 22% shanse për të kaluar më tej, Kroacia ka 74% shanse për kalim nga grupi, Italia vjen e dyta dhe Spanja e para me 88% mundësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/