“Ndodhi para 6 vitesh me Skënderbeun, po ndodh prapë tani”! Fitoi edhe Kupën e Kosovës pas titullit kampion, reagon Ilir Daja

Ballkani ka arritur që të fitojë edhe Kupën e Kosovës pasi ka arritur që të mund Prishtinën. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar me penallti me shifrat 4-2, pasi loja e 120 minutave përfundoi 2-2. Një tjetër sukses i madh për trajnerin shqiptar, që vetëm pak ditë më parë ia doli që të fitonte edhe titullin kampion në Kosovë.

“Duke e ditur se kjo Kupë është çmimi i parë, dua t’ia uroj njerëzve në Suharekë. E ndiejmë mbështetjen e tyre në çdo moment. E kam fituar me Skëndenrbeun para 6 vitesh dhe po ndodh sërish 6 vite më vonë dhe jam shumë i lumtur që të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodh më vonë”, tha Ilir Daja në “ArtMotion”. /Sport Ekspres/