Fenerbahçja ka humbur sot me rezultatin 1-3 kundër Rejnxhërsit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Zhoze Murinjo ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se është i lumtur me këtë rezultat. Kjo pasi skuadra e tij mund të kishte pësuar edhe më shumë gola. Ai gjithashtu ka kritikuar tifozerinë për qetësinë e treguar në tribuna, si dhe veten e tij për paraqitjen e sotme.
“Tifozët ishin njësoj si skuadra. Ata nuk dhanë shumë mbështetje, ndërsa skuadra nui performoi mirë. Edhe trajneri nuk performoi mirë gjithashtu. Ndoshta ju do të qeshni me mua, por jam i lumtur që ndeshja mbaroi 3-1. Kjo sepse kur shikon lojën tonë, ne mund të kishim një rezultat edhe më të keq”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/